Kulturë

Më mirë të qajë një ditë se çdo ditë

1. Në kohë lufte…Me çmenduri në çmenduri. Një vajzë gjashtëmbëdhjetëvjeçare e dhunuar.

E pyet veten: “Po sikur të mos kisha lindur çikë, e sikur të mos isha gjallë?!…, shkruan sot Koha Ditore.

Ajo ende nuk kishte pasur një fotografi të një të dashuri… Priste moshën kur vajzat rriten! Deri te mendja kur i thotë: “Shiko sa je rritur”, dhe pyete veten: “Ku po të shkon mendja!” Ajo vajzë për të dalë nga rrethi tragjik e për ta mbrojtur veten edhe nga vetvetja, shpesh ndalet.

Pyet veten: “Çka të bëj me vetveten?” “Pse nuk u fsheha nga kriminelët?” “Rrugës si u ngatërrova?” “Pse nuk u bëra e padukshme?” “Më mirë ta kisha thyer qafën.”

Estetika e mjerimit kujt i flet?! “Paskam lindur për t’u dhunuar nga bishat.”

Si për ironi të fatit asgjë nuk dimë se çka na pret. Ndodh ajo që ndodh.

“Deri atë ditë që veten e pashë në gojë të ujkut e gjithë bota ishte edhe bota ime.” “Tani për çka të jem e fortë. Më mirë të qaj një ditë se çdo ditë…”/Rexhep Ferri

(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)