Kulturë

Filarmonia bashkë me “Chopin Piano Fest” për koncert shumëdimensional

Descriptive Text

Edicioni i tetë i festivalit “Chopin Piano Fest” do të përmbyllet me koncertin që organizohet në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës.

Pianistët Johannes Pirto nga Finlanda dhe Shkëlzen Baftiari nga Maqedonia do të jenë dy solistët e mbrëmjes. Do të udhëhiqen nga dirigjenti japonez Toshio Yanagisawa tash e një dekadë dirigjent permanent i orkestrës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me qëllimin që gjithmonë të ngrejë nivelin e orkestrës, njëkohësisht edhe t’i sfidojë ata, në program janë Tchaikovsky, Prokofiev, Schuman dhe Sibelius, vepra e të cilit është përzgjedhur edhe për një tjetër arsye. Bota po shënon 60-vjetorin e vdekjes së tij, përderisa vendlindja e tij, Finlanda, sivjet shënon 100-vjetorin e pavarësisë.

Drejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, ka thënë se për shkak të programit dhe faktorëve të tjerë që kanë ndikuar në përpilimin e tij, koncertin e cili do të mbahet sonte (e premte) e bëjnë shumëdimensional... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.