Kërcënime me jetë një ditë para premierës së “Bordel Ballkan”

Kërcënime me jetë një ditë para premierës së “Bordel Ballkan”

28 prill 2017 08:45

Rreth një orë pasi regjisori András Urbán në konferencën ku është paralajmëruar premiera e shfaqjes “Bordel Ballkan” ka thënë se teatri e ka për detyrë të punojë lirshëm, ekipi i shfaqjes është kërcënuar me jetë.

Kanë qenë shtatë persona nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që rreth mesditës të së enjtes kanë shkuar në Teatrin Kombëtar të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Janë takuar me autorin e tekstit të shfaqjes “Bordel Ballkan”, Jeton Neziraj, dhe me kryetarin e Këshillit Drejtues të TKK-së, Arian Krasniqi.

Përfaqësuesit e OVL të UÇK-së të kryesuar nga kryetari Hysni Ngucati dhe nënkryetari Migjen Shala i kanë paralajmëruar ata se do ta anulojnë premierën e shfaqjes të premten mbrëma. I kanë thënë dramaturgut se nëse shfaqja “njollos vlerat e UÇK-së”, do ta pengojnë atë.

Neziraj ka thënë se është kërcënuar me jetë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme