Kulturë

Kryengritjet shqiptare në studimet e Zekeria Canës

Descriptive Text

Profesori i nderuar, dr. Zekeria Cana, në kuadër të aktivitetit të tij shkencor, ka lënë pas një numër të botimeve si: monografi, përmbledhje punimesh, ditarin e tij të luftës dhe veprën e tij të fundit, të titulluar: “Kryengritja shqiptare e vitit 1912 në dokumentet serbe”, shkruan sot Koha Ditore.

Ky libër me dokumente burimore serbe e përgatitur nga prof.dr. Zekeria Cana (15 mars 1934 - 10 janar 2009) në të vërtetë paraqet një rrumbullakim të studimeve dhe dokumentimit të raporteve shqiptaro-serbe, të kryera nga studiuesit e Institutit Albanologjik, duke filluar që me studiuesin Sadulla Brestovcin dhe veprën e tij “Marrëdhëniet shqiptare-serbo-malazeze (1830-1878)”, raporte këto të mbështetura në mënyrë indirekte edhe nga monografia e prof. dr. Shkëlzen Raçës “Marrëdhëniet shqiptaro-greke (1829-1881)” dhe që vazhduan me punën e studiuesve si Isa Bicaj, Muhamet Shatri, e të tjerë.

Pra, këta studiues kanë vendosur themelet e studimeve shqiptare në raport me fqinjin tonë verior, duke hapur kështu rrugë për vazhdimin e studimeve për periudha më të vonshme historike dhe të cilat shërbejnë jo vetëm për mbamendjen tonë historike, por paraqesin edhe bazën fillestare orientuese për raportet tona të mundshme me serbët dhe Serbinë edhe në të ardhmen./Memli Sh.Krasniqi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)