Kulturë

Së pari jemi shqiptarë

Dr. don Lush Gjergji është prift katolik shqiptar i Ipeshkvisë Prizren - Prishtinë (Kosovë), i lindur më 21 mars 1949 në Stubëll të Epërme.

Shkollën fillore, katër vitet e para, i kreu në vendlindje, vitin e pestë në Viti, tri vitet e fundit në Zhegër. Gjimnazin klasik në Dubrovnik (1963-1967), vitin e parë të filozofisë në Split (1967-1968), ndërsa vitet e tjera dhe magjistraturën në filozofi, diplomimin në teologji po ashtu në Romë në universitetin papnor “Urbaniana” (1968-1973), shkruan sot “Koha Ditore”.

Paralelisht në universitetin shtetëror të Romës “La Sapienza” ka studiuar dhe doktoruar psikologjinë në vitin 1975 me temën “La donna albanese” (Gruaja shqiptare), që është botuar edhe në gjuhën shqipe “Roli i femrës shqiptare në familje dhe në shoqëri”. Vite me radhë ishte redaktor dhe kryeredaktor i revistës fetare-kulturore “Drita”, si dhe i shtëpisë botuese katolike “Drita” me seli në Ferizaj, më vonë në Prizren, tani në Prishtinë. Ka shërbyer në këto famulli: në Ferizaj (1975-1993), në Binçë (1993-2006), në Prizren (2007-2009).

Aktualisht është Vikar Gjeneral i Ipeshkvisë Prizren – Prishtinë me seli në Prishtinë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Gazetarëve dhe Publicistëve Katolikë të Evropës dhe anëtar i Akademisë Evropiane. Ka botuar 67 tituj të ndryshëm me karakter psikologjik-shoqëror, katekistik, monografik, përshpirtëri, në veçanti 17 libra kushtuar jetës, veprës dhe përshpirtërisë së Nënës Tereze. Shkruan në gjuhën shqipe, italishte dhe kroate. Veprat e don Lush Gjergjit janë të botuara në disa gjuhë.

Gjergji është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Jeta. Dikur nuk isha, dikur nuk do të jem, së paku në kohë dhe në hapësirë, pra, fizikisht. Këtë e dimë të gjithë, por rrallë kujtohemi dhe mendojmë për këtë. Jemi shtegtarë dhe kalimtarë - së paku ashtu themi - me një pikënisje dhe pikësynim.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)