Kulturë

Drama si trajtë e komunikimit ekzistencial

Filozofi ekzistencialist Martin Buberi në veprën e tij “Unë-Ti” (Martin Buber, “I and Thou”, T&T, Clark, Edinburg, 2008) konstaton se karakteristika themelore e qenies njerëzore qëndron në aftësitë e ndërveprimit dialogues midis “Unë” dhe “Ti”, vetes dhe tjetrit. Pse? Sepse, sipas Buberit, nuk ekziston asnjë Unë në vetvete, por ose “një Unë që është në themelin e fjalëve “Unë-Ti” ose një Unë që është në themelin e fjalëve “Unë-Ajo”, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërsa çifti i fjalëve “Unë-Ajo”, për shkak se e shpreh botën empirike, nuk e shpreh tërësinë e gjendjes së qenies; çifti i fjalëve “Unë-Ti” për shkak se e shpreh “raportin”, e shpreh tërësinë e gjendjes së qenies. “Unë” është i mundshëm vetëm përmes parimit dialogjik të “takimit” me “Ti” në fushën “ndërmjet”.

Sipas Buberit, janë tri fusha me të cilat ndërtohet bota e “ndërveprimit”: a) fusha e marrëdhënies së njeriut me natyrën; b) fusha e marrëdhënies së njeriut me njeriun; dhe c) fusha e marrëdhënies së njeriut me qeniet shpirtërore./Arben Hoxha

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)