Kulturë

Ikja e divave

Carlo Tagliavini kishte çerek shekulli që kishte vdekur, por hijalli i tij po endej me nge në çardakun e ndërtesës së vjetër të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, afër gjimnazit “Sami Frashëri”. Dy burra pleq po flisnin ngadalë, me zë të ulët thuajse duke psherëtirë, dhe emri i Tagliavinit ishte temë e bisedës së tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Idriz Ajeti tregonte se Tagliavini që kishte shkruar vetë për të folmet e arbneshëve të Zarës e kishte frymëzuar të bënte doktoratën e tij pikërisht për këtë të folme.

Erik Hamp tregonte se Tagliavini, ky pararendës dhe studiues i shqipes, ia kishte ofruar për përdorim bibliotekën e shtëpisë së tij në Padova në pjesën e dytë të viteve dyzet dhe i kishte treguar për një të folme arbëreshe të Italisë, në fshatin Vaccarizzo (Vakaric), për të cilin mendonte se mund të kishte, ose se ndoshta mund të kishte ndonjë element gegë. Erik Hamp, atëbotë djalë i ri, kishte shkuar në fshat. Ndonjë vit më vonë e kishte shkruar doktoratën e tij për të folmen e këtij fshati. / Bardh Rugova

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)