Kulturë

Nderohen 100 njerëzit më me ndikim të revistës “Time”

Të famshëm e gazetarë morën pjesë mbrëmë në gala mbrëmjen në New York për të nderuar “100 njerëzit më me ndikim në botë të 2017-ës” nga revista “Time”.

Lista vjetore, për të cilin revista thotë se “eksploron kryqëzimin e arritjes dhe famës”, është e ndarë në pesë kategori – pionierët, artistët, udhëheqësit, titanët dhe ikonat.

Mes atyre që morën pjesë në gala mbrëmjen ishte edhe Colin Kaepernick, agjenti i qendërmbrojtësve të NFL-së (futbollit amerikan), i cili ka bërë bujë në media për refuzimin e tij që himni kombëtar i SHBA-së të këndohet përpara ndeshjeve të futbollit, si pjesë e një proteste kundër padrejtësisë racore.

Lista prej 100 anëtarëve të përzgjedhur nga “Time” përfshinë edhe regjisorin që ka fituar Oscar, Barry Jenkins, aktorët Viola Davis dhe Ryan Reynolds, gazetarja Gretchen Carlson dhe muzikantët Demi Lovato dhe John Legend të cilët performuan në këtë gala mbrëmje.