Kulturë

“Rekordi” i bukës së traditës

Descriptive Text

Sot nuk ka lagje në kryeqytet ku s’ka dy a tri furra të bukës. Zeja e furrtarit është kthyer në biznes. Por njëra prej tyre e mban rekordin e traditës. Është furra që ka po këtë emër, “Rekord”. Ndodhet në njërën prej lagjeve më të vjetra të Prishtinës, atë të “Kacallarëve”.

Pronar aktual është Ramiz Çoçaj. Ai është nipi i Azemit, hasjani që e bleu këtë furrë në vitin 1931. Prej atëherë i takon kësaj familjeje, ani pse Çoçaj thotë se furra ka një histori prej një shekulli para se ta blinte gjyshi i tij. U ka takuar Shaban Kacës dhe të birit të tij Ganiut, që sipas Çoçajt, kur e shitën pronën në Prishtinë, migruan për në Turqi.

Vetë Çoçaj është rritur në furrë. Prejse ka qenë 8 vjeç aty ka kaluar pjesën më të madhe të kohës. Bashkë me ndryshimin e tij ndër vite, ka ndryshuar edhe mënyra e punës. E kjo ka bërë që edhe shija e bukës të jetë ndryshe. Thotë se në lagjen, që ai e quan bërthama e Prishtinës, s’vjen më ajo aroma e fortë e bukës së furrës së tij.

Emri që s’u ndërrua kurrë

Ramiz Çoçaj ka trashëguar nga gjyshi i tij, Azemi, edhe mikpritjen për myshterinjtë. Me banorët e lagjes përreth ka respekt të ndërsjellë. Kush hyn në pjesën për shitje të bukës në furrën e tij, ose i thotë me emër “axha Ramiz”, ose ata që janë më të moshuar se ai, si puna e kompozitorit të njohur Reshat Randobrava, i tregojnë se ku po shkojnë për çaj.

Dhe kjo është kultivuar ndër vite.

Por para se të tregojë për këtë, Çoçaj tregon për veten dhe furrën. Flet edhe për fillet e saj, që ka qenë krejt ndryshe prej asaj që është sot.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)