Kulturë

A – U – T – O – B – A – N (sipas një të moshuari)

Leutrim Fishekqiu është bashkëthemelues i Autostrada Biennale. Edukimi i tij ka filluar në Suedi dhe ka vazhduar në Turqi e Kosovë.

Gjatë punës së tij si artist vizual dhe disenjator ka organizuar aktivitete të ndryshme kulturore dhe është autor i disa veprave – instilacioneve kryesisht në hapësira publike. Puna e tij është e fokusuar në dizajnin konceptual, industrial dhe në dizajn të brendshëm, përfshirë skulpturën, instilacionin dhe pikturën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në punën e tij ai trajton tema sociale dhe kulturore, kryesisht të fokusuara në çështje të mjedisit. Ai gjithashtu është themelues i kompanisë “A. Design Studio”, e cila vepron në fushën e produksionit të artit, dizajnit të brendshëm dhe dizajnit industrial.

Fokusi i tij kryesor gjatë viteve të fundit është në zhvillimin e Autostrada Biennales, duke qenë udhëheqës i ekipit të Bienales ndërkombëtare të artit bashkëkohor.

Fishekqiu është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Autostrada për dikë mund të asociojë një rrugë, por në rastin tonë është një udhëtim që i bashkon njerëzit, një Bienale. Objektivi i saj është ta krijojë identitetin e saj përmes shndërrimit të qytetit në një muze të hapur.

Duke qenë se Prizreni ende nuk ka galeri të veten, aq më tepër galeri të artit bashkëkohor, Bienalja, bashkë me qytetarët, arriti ta krijojë identitetin e saj, duke e shndërruar qytetin në muze të hapur dhe i bëri qytetarët edhe më të hapur ndaj artit e realitetit të shprehur nëpërmjet veprave unike artistike.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)