Kulturë

Idriz Ajeti - Dritësuesi i shqipes dhe i shqiptarëve

Foto: Koha

Gazeta Koha Ditore Shtojcën e sotme të Kulturës ia ka kushtuar akademikut Idriz Ajeti, i cili vdiq më 13 shkurt 2019 në moshën 102-vjeçare.

Akademik Ajeti tërë jetën luftoi për dritësimin e popullit të vet dhe mjedisit ku veproi. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e gjuhësisë shqiptare në përgjithësi në emancipimin kombëtar.

Me rastin e vdekjes së tij, Koha Ditore sjell të plotë shkrimin e akademik Ajetit me titullin “Autoktonia e shqiptarëve nga pikëpamja linguistiko – historike”, në të cilin, pos të tjerave, ai kundërshton tezat serbe për historinë e gjuhës shqipe.

Në shtojcën e sotme të Kulturës në Koha Ditore, janë edhe shkrimet kushtuar akademik Idriz Ajeti nga autorët: Rexhep Ismaili (Dritësuesi i shqipes dhe i shqiptarëve), Kolec Topalli (Mendja e hollë e albanologut objektiv), Mura Blaku (Portreti i një dijetari) si dhe pjesë nga një intervistë e mëhershme e profesorit të ndjerë me Ibrahim Kadriun (Shkencëtari i devotshëm).