Kulturë

Dyshja në flaut e piano zbërthen harmoninë me vepra emblematike

Pas duartrokitjeve të publikut, me vetëm një provë disa sekondash, bashkëtingëllimi i ëmbël i flautit dhe i pianos e pushtoi sallën e provave të Filarmonisë së Kosovës.

Një kombinim i qëlluar është luajtur mjeshtërisht flautisti Mario Mesany nga pianisti Ivo Kahánek nga Çekia, të mërkurën mbrëma në koncertin recital të tyre në kuadër të edicionit të nëntë të festivalit “Tingujt e flautit”, shkruan sot Koha Ditore.

Meloditë e para kanë qenë të qeta e të ngadalta. Në sallë publiku ka qenë krejt i qetë në udhëtim me tingujt që kanë zëvendësuar njëri-tjetrin përgjatë ekzekutimit të pesë veprave të programit.

Vepra e parë, e cila i ka sjellë së bashku pianistin Ivo Kahánek dhe flautistin Mario Mesany ka qenë “Flute Concerto në E-minor” në tri kohë, e kompozitorit dhe violinistit çek, Franz Bendas. Bashkëtingëllimi harmonik sado që ndërronin kohët e veprës, nuk ka ndërruar kahen.

Në veprën e dytë është paraqitur pianisti Ivo Kahánek me veprën “Scherzo në E-major” të kompozitorit dhe pianistit virtuoz polak Fryderyk Chopin. Publiku e ka pritur mirë koncertin....(Më gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")