Kulturë

Femra bënë bashkë artistët nga Ibrahim Kodra tek Lasgush Poradeci

“L’eterno femminino” quhet ekspozita e cila bën bashkë emra të njohur të artit shqiptar, në hapësirën e Rezidencës Italiane për të vijuar deri më 30 prill.

Nën kurimin e Artan Shananit, në këtë ekspozitë do të shihen vepra nga Arben Bajo, Llambi Blido, Pëllumb Bylyku, Ardit Boriçi, Brikena Berdo, Adrian Çene, Kristanja Çene, Greta Dhaskli Lami, Muntaz Dhrami, Lumturi Dhrami, Meri File, Lekë Tasi, Ornela Gjoci, Qazim Kërtusha, Ibrahim Kodra, Flutura Maçi, Guri Madhi, Skënder Milori, Janaq Paço, Lasgush Poradeci, Adriana Puleshi, Robert Përmeti, Qamil Prizreni, Sofia Zengo, Simon Rota, Isuf Sulovari, Artan Shabani,Jozita Shkreli, Lec Shkreli, Albana Shoshi,Zef Shoshi, Zinni Veshi ,Suzana Varvarica Kuka ,Vilson Kilica, Enkelejd Zonja dhe Fani Zguro.

Imazhi i përbashkët që i bën bashkë këta artistë është perceptimi për femrën.