Kulturë

Teatrot e qyteteve kërkojnë të jenë nën varësi të Ministrisë së Kulturës

Descriptive Text

Grupi punues për ndryshimin e plotësimin e Ligjit për teatro është midis dy zgjidhjeve: T’i vendosë teatrot e qyteteve nën vartësi të Ministrisë së Kulturës, apo t’i lërë ato nën vartësi të komunave.

Kjo është një çështje që diskutohet tash e shumë kohë. Qysh prej vitit 2012, kur hyri në fuqi Ligji aktual për teatro, teatrot e qyteteve ishin lënë nën vartësi të komunave, shkruan sot Koha Ditore.

Pakënaqësitë për hierarkinë kanë qenë të vazhdueshme, dhe si problem kryesor i funksionimit të dobët të këtyre institucioneve shihet funksionimi nën pushtete lokale.

Kryesuesi i grupit punues për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për teatro, Feim Hoxha, që është ushtrues detyre i Departamentit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës, ka thënë se ka përfunduar puna sa i përket 10 për qind të ndryshimit të ligjit. Sipas tij, grupi tashmë është duke diskutuar nëse teatrot e qyteteve duhet të vazhdojnë të mbesin nën vartësi të komunave apo të kalojnë nën vartësi të MKRS-së, siç kanë qenë para vitit 2012. Sipas tij, propozimi i dytë ka përkrahje më të madhe.

I kontaktuar nga gazeta, ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ka thënë se është i mendimit që teatrot e qyteteve më mirë do të funksionin nën vartësi të komunave...(Më shumë, sot në "Kohën Ditore")