Kulturë

“Tunizia takon Kosovën” nëpërmjet muzikës

“Tunizia takon Kosovën” projekti i cili ka bërë bashkë jazz-kitaristin kosovar, Taulant Mehmeti, me emra të njohur botërorë, pas New Yorkut dhe Tunizisë është ndalur edhe në Prishtinë në Teatrin Oda.

Në mbrëmjen e së enjtes u interpretuan kompozime origjinale të muzikantëve të vendeve nga e kanë prejardhjen, një kombinim mes folkut të pasur tunizian të Afrikës Veriore, traditave kosovaro-shqiptare e të Ballkanit.