Në ambientet e Teatrit Dodona është zyrtarizuar përbërja e re e Këshillit Drejtues të Teatrit të Qytetit “Dodona”.
“Këshilli Drejtues përbëhet nga emra te njohur të kulturës dhe artit”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës, teksa renditen emrat e pesëshes së re të Këshillit Drejtues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAty janë Drita Rudi, si përfaqësuese e Komunës; Besnik Krapi, aktor dhe producent; Ismet Sijarina, regjisor; Dardane Mehmeti, aktore dhe Albena Reshitaj, dramaturge.
Bazuar në statutin 01.nr.110-50578, i datës 11.04.2013 për Teatrin e Qytetit të Prishtinës “Dodona”, përcaktohet struktura drejtuese e teatrit.
Mandati dhe misioni i Këshillit Drejtues të Teatrit definohet tek neni 12 [Statuti i Dodonës] si vijon:
1. këshilli i Drejtues i Teatrit, përbëhet prej pesë (5) anëtarëve, të cilët duhet të jenë persona me autoritet dhe me përgatitje profesionale në fusha e teatrit, kulturës, rinisë dhe arsimit;
2. mandati i këshillit Drejtues të teatrit është katër (4) vjeçar;
3. njëri prej 5 anëtarëve të këshillit drejtues duhet të jetë përfaqësues i Kryetarit të Komunës;
4. Anëtarët e këshillit Drejtues të Teatrit i emëron dhe shkarkon Kryetari i Komunës;
5. Çështjet që kanë të bëjnë me konstituimin e këshillit, mbajtjen e mbledhjeve, votimin dhe çështjeve tjera me rëndësi do të rregullohen me akt të veçantë;