Kulturë

Djemtë që e ngrenë në nivel tjetër zanatin e rrobaqepësit

Qindra dyqane rrobaqepësie gjenden nëpër lagjet e kryeqytetit. E në anën tjetër, akoma më shumë se kaq ka dyqane që shesin rroba. Shumësi stilesh e përshtatje për xhepin e gjithsecilit.

Dy djem të rinj kanë vendosur që zanatin e rrobaqepësit, që e kanë të trashëguar nga familja, ta orientojnë në një kah tjetër. Drejt krijimit të diçkaje unike, që u jep atyre emër në këtë zanat, për të mos i lënë thjesht numra në mesin e zanatlinjve.

Eron Sahiti dhe Elzan Lama, që jo domosdo njihen mes vete, i bashkon kjo gjë. Duan të lënë gjurmë me zanatin e tyre.

Synimi i majave me gjëra të vogla

Eron Sahiti është veç 19-vjeçar. Thotë se ka qenë në klasë të gjashtë, diku 13 vjeç, kur ka nisur që të dalë te dyqani i babait dhe axhëve të tij, në qendër të Prishtinës, në ngushticën pranë Teatrit Kombëtar të Kosovës. Për të bërë atëherë ndonjë punë të lehtë e sa për të “vjedhur” zanatin e rrobaqepësit. E ka dashur që në fillim. Thotë t’i ketë pëlqyer qëkur ka nisur të prekë materialet dhe mjetet e ndryshme të punës. Një dashuri që i është forcuar akoma kur është pavarësuar në prerje e qepje.

“Vija këtu si i vogël dhe bëja ndonjë hekurosje, ose prerje. Kam filluar ta dua profesionin duke e prekur ose materialin ose gërshërët e veglat e tjera të punës. Dikur fillova me punë të vogla, me gjilpërë, për të shkuar te punët më të rënda apo të vështira”, thotë ai.

Për asnjë moment s’e ka lënë mësimin. E ka bërë një ndërlidhje, duke nisur studimet në degën e Skenografisë dhe Kostumografisë në Fakultetin e Arteve, në Universitetin e Prishtinës...

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

{gallery}