Kulturë

Romani kontrovers për tradhtaren e hebrenjve

Descriptive Text

“Kemi një debat të ri letrar”, shkroi Hannah Lühmann për gazetën e përditshme “Die Welt”, pas reflektimit mbi publikimin e “Stella”, një roman i shkruar nga gazetari, autori dhe korrespodenti i luftës, Takis Würger.

Publikuar nga shtëpia prestigjioze botuese, “Hanser Verlag”, më 11 të muajit janar, “Stella” në mënyrë fiktive sjell rrëfimin e vërtetë të hebraikes Stella Kübler, e cila vjen edhe e ashtuquajtur “zaptuese”, e që tradhtonte hebrenjtë e tjerë fshiheshin budrumeve prej Gestapos, përcjell sot Koha Ditore.

Romani i dytë i Würger ishte inspiruar nga fascinimi i gazetarit, fitues të disa çmimeve, me këtë temë. Por përderisa është tepër herët të gjykohet suksesi i këtij studimi të një personazhi që veçse ka qenë subjekt libri – për shembull Peter Wyden e ka shkruar “Stella: One Woman's True Tale of Evil, Betrayal, and Survival in Hitler's Germany” — reagimet ndaj këtij romani nga kritika gjermane kanë qenë goditëse.

Në një kritikë të “Süddeutsche Zeitung”, botuar në janar është shkruar se romani “Stella” është një “zemërim, fyerje dhe ofendim i vërtetë”. Për më tepër, romani është përshkruar edhe si “simbol i një industrie që duket se e ka humbur shkallën estetike e etike, nëse do të shesë libra të tillë si kontribut të çmueshëm për memorien e Holokaustit”....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)