Kulturë

Sopranoja nga Kosova në elitën e muzikës

Se Lorika Ismajli është e lindur në Kosovë përmendet qysh në hyrje të biografisë së saj të publikuar në “Classix Stage Production”.

Sopranoja elegante – zëri i së cilës është dëgjuar nëpër skena prestigjioze – me muzikën ishte lidhur fort qysh kur ishte fëmijë. Vjena është shtëpia e saj e dytë, prej së cilës ia ka dalë të depërtojë suksesshëm në botën e muzikës klasike. Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Ismajli me shumë entuziazëm e modesti rrëfen për momentet më të rëndësishme të jetës e rrugëtimit muzikor.

Lorika është e bija e profesorit të muzikës Xhevat Ismajli, i cili e kishte inkurajuar të fillonte të këndonte qysh në moshën 4-vjeçare dhe e kishte përkrahur talentin e saj artistik deri në frymën e tij të fundit.

Dashuria e pashmangshme

Në moshën 9-vjeçare, Lorika Ismajli kishte nisur të merrte mësime për violinë, duke mos e lënë asnjëherë anash qëllimin që të bëhej këngëtare. Ajo rrëfen se dashuria për muzikën ka qenë e pashmangshme...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)