Si zakonisht, në prag të Pashkëve, veprat e Bachut për mbijetesën, “St.John” dhe “St.Matthew”, interpretohen në një apo dy performanca në New York.
Por kjo pranverë, për cilat do arsye, ka sjellë pesë prezantime të mëdha të “St. John” dhe asnjë të veprës “St. Matthew”, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Dhe disa incizime të reja dolën në javët e fundit, të gjitha të “St. John”. Por cili saktësisht është qëllimi? Është e vërtetë që “St.Matthew Passion” – e performuar për të parën herë në Leipzig të Gjermanisë, më 1727, tri vite pas “St.John” – është një vepër më e madhe e më komplekse, më e vështirë për realizim, me disa kore e orkestra.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë anën tjetër, do të dukej më e lehtë për t’u shitur, kur është fjala për diçka më të madhërishme dhe më të “pastruar” nga telashet ideologjike. Thuajse pashmangshëm, ditëve të sotme, “St.John” ngre polemika, me përdorimin e guximshëm që ua bën fjalëve të Johnit, duke nënvizuar hebrenjtë si nxitësit kryesorë të vdekjes së Jezusit.
Të gjitha me gjallëri të madhe, e përshkruan Jezusin tek përballet me akuzuesit e tij, dhe prefekti romak, Pitale, bëhet një figurë gati se dashamirëse, duke u lutur me “priftërinjtë e shërbëtorët më të lartë”, të cilët bërtisnin “kryqëzim, kryqëzim”, në një sfond orkestral. Edhe për ata që e vlerësojnë atë, “St.John’, siç ka shkruar së fundi Alex Ross në “The New Yorker”, “mbeten paksa e frikshme”.
Mjeshtri amerikan i koreve, Robert Shaw, një humanist shekullar, i cili e ka pëlqyer shumë veprën “St.John” dhe e ka performuar disa herë gjatë karrierës së vet, ka bërë përmbledhje të gjendjes: “Shumica nga ne asnjëherë nuk do të pushojmë së qeni të turpëruar nga cilësimet e rastit që lidhen me kryqëzimin e Jezusit.
Nuk ka dyshime që tekstit tradicionalisht i janë shtuar valë të antisemitizmit për gjenerata dhe shekuj të tërë, qysh prej kohës së kompozimit”. Atë që del nga kjo deklaratë, edhe muzikologu Michael Marrisen e kishte theksuar në një ligjëratë në mars të këtij viti në Chelsea, se “St.John” bëhet edhe më problematik në dekadat gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit.
Me antisemitizmin gjithnjë e më të vërejtur, secila performancë apo dëgjim i kësaj vepre mund të jetë shkak për reflektim të matur dhe jo thjesht kënaqësi. A është përshkrimi i ashpër që u bëhet hebrenjve apo thjesht vepër e një mjeshtri rrëfimesh? Është sigurisht kjo, por jo kaq e thjeshtë. Vetë qëndrimi i Bachut në këtë mes bëhet edhe më i qartë në muzikën e tij dhe në poezinë e refrenit e arieve me të cilat ai e shoqëron narracionin e Johnit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.