Kulturë

“Going in Style” me treshen që lufton vetminë

Në filmin “Going in Style” të vitit 1979, i cili flet për tre të moshuar në Amerikën që ende kujtohet me një simpati të copëzuar, George Burns, Art Carney dhe Lee Stasberg portretizojnë burra të moshuar, të cilët bëhen se bashku me qëllimin që të plaçkitin një bankë, por që nuk do të ishte e saktë nëse e quajmë “film për grabitje”.

Të tre kurdisin planin për krim si mënyrë që t’i ikin vetmisë - si ringjallje e dritës shpirtërore që po shuhet - dhe vetë plaçkitja ndodh si shaka jo fort mirë.

Në anën tjetër ribërja e këtij filmi është me të vërtetë film për grabitjen, shkruan “Variety”, transmeton “Koha Ditore”. Heronjtë tanë, tani të portretizuar nga Michael Caine, Morgan Freeman dhe Alan Arkin, bëhen së bashku për të grabitur “Williamsburg Savings Bank” në Brooklyn dhe ne i shohim ata të bëhen gati për krimin.

I shohim teksa punojnë mbi një alibi të përpiktë duke u bërë bashkë me miq të tjerë në karnavalin e bamirësisë dhe se si planifikojnë të largohen në kohë për të ekzekutuar planin e grabitjes. Kur futen në bankë me maska të “Rat Pack” në fytyrë, (Frank, Dino dhe Sammy), ata nuk duken si burra të moshuar.

Mund të jenë hajdutë veteranë nga qindra filma për grabitje që janë realizuar dekadën e fundit. Kjo nuk do të thotë se nuk është kënaqësi ta shohësh këtë film – është satisfaksion të shohësh ekzekutimin e grabitjes pa pengesa – por në filmin e ri “Going in Style” gjendemi më pak në një botë reale sesa në “Movie World”, vend me krim dhe dramë të përpunuar.

Filmi është shpikje që jep ndjesi të mirë: nuk është formë e tmerrshme për të kaluar 96 minuta, por jo edhe një eksperiencë argëtuese që të gjithë do ta kujtonin për 38 vjet, apo ndoshta edhe një javë. Filmi është nën regji të Zach Braff, i cili, si filmbërës ka vetëm dy filma të gjatë që i janë vlerësuar, romantiku kult “Garden State” (2004) dhe “Wish I Was Here” (2014).

Pas debaklit të filmit të fundit, Braff, në teori, kishte marrë përsipër që të drejtojë “Going In Style”. Ky film shtrihet mbi temën e nëpërkëmbjes ekonomike, por në një formë që është shumë e kujdesshme dhe testim i tregut sikur filmbërësit të kishin shtypur pullën ku shkruan “vendos çështje nxitëse aktuale këtu” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.