Kulturë

Fuqia e rrëfimit të Adamit e Evës

Dashuria romantike është një mit. Ju nuk e zgjidhni një partner sepse e dashuroni atë. E dashuroni partnerin, sepse e zgjidhni atë. Kjo gjë e shpjegon plagën e kohës sonë.

Shumë zgjedhje, shumë mundësi, shumë raporte potenciale – është bërë e pamundur të zgjedhësh dhe nëse është e pamundur të zgjedhësh, është e pamundur të dashurosh, dhe nëse është e pamundur të dashurosh, atëherë sipas librit “The First Love Story: Adam, Eve and Us” (Rrëfimi i parë i dashurisë: Adami, Eva dhe ne” i Bruce Feiler, është thjesht e pamundur të jesh plotësisht human.

Pse Adami dhe Eva kanë mundur ta duan kaq shumë njëri-tjetrin? Sepse ata fatlumë s’kanë pasur zgjedhje tjetër, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Feiler në libër parafrazon një rresht nga “Fiddler on the Roof” – “Për 25 vjet kam jetuar me të, kam luftuar me të, kam përjetuar urinë me të. Për 25 vjet shtrati im është i tij.

Nëse kjo nuk është dashuri, atëherë çfarë është?” E kjo është pyetja të cilën Feiler e eksploron në mënyrë brilante në libër.

Barazia (ose pabarazia) e gjinive, rëndësia e lidhjes, natyra e dashurisë, e mira dhe e keqja, njerëzit e parë në pasionin e parë, Edeni, gjarpri, tundimi, mëkati, vrasja – Feiler i ekzaminon secilën prej tyre në mënyrë të veçantë dhe se si këto gjëra janë veçanërisht të reja për t’u kuptuar në secilën gjeneratë.

Shkurtimisht, konstaton se ju e merrni Adamin e Evën që e meritoni. Ai e nis librin e tij me kopshtin. Si duket? A ka pasur mure apo gardh që formësonte barriera kundër së keqes? A ka ekzistuar madje? A ishte real? Mund të tingëllojë budallallëk sesi tani gjithë globi ka qenë krejt aty, por njerëzit e mençur ishin të bindur për ekzistencën e tij me mijëra vjet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.