Kulturë

Aventurat e modernes në poezinë e Apolinerit

Descriptive Text

Gijom Apolineri (1880 – 1918), emri i vërtetë i të cilit është Vilhem Apollinaris dë Kostrovski, është poet sui generis. Në koncepcionet e tij estetike dhe në poezinë e tij aventura është simbol i artit modern, kurse rendi është simbol i artit të demoduar, shkruan sot Koha Ditore.

Të rrallë janë poetët, jo vetëm në letërsinë franceze, por edhe në atë botërore që e kanë shprehur si Apolineri, me aq saktësi të vetëdijes së tij antonimin në mes së resë dhe së vjetrës: “Nuk mund ta tërheqësh më kufomën e babait tënd kudo me vete.”

Apolineri, që në fillim të krijimtarisë së tij letrare, ka qenë i kapluar nga kulti i së resë në art, sidomos në poezi. Ky kult mund të merret edhe si kredo e avangardës, që e quajnë edhe avangardizëm.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)