Kulturë

Ballkani si Ontario: Tablo paqeje e jo lufte

Kisha vetëm njëzet minuta për ta zënë “Simplon Orient Expressin”, që po nisej nga Gare de Lyon, në cepin tjetër të Parisit, për të gjarpëruar drejt Kostandinopojës – dhe kishte vetëm një taksi, shkruan sot Koha Ditore.

Mjaftonte vetëm ai, por halli ishte se taksia kishte një behane. Shoferi ishte pijanec.

Dhe derisa po çanim herë andej, herë këndej, nëpër rrëmujën e trafikut të Parisit, anova trupin kah dritarja dhe pashë qafën e kuqe të shoferit, u luta që të mos godisnim askënd.

Kur mbërriti para sheshit të madh, shoferi, me saktësinë e një pijaneci, gjeti një birë midis autobusëve të gjelbër dhe taksistëve që po u binin borive, dhe u përbiruam diqysh anash trotuarit.

”Volia!” – bërtiti shoferi, dhe duke bërë gjeste të tjera dramatike, ma mori valixhen prej ulëses anash meje. E hodhi në trotuar.

Vetëm tani i kuptoj njerëzit e fiksuar pas gjërave të tyre të dashura. U shtanga. Madje ka një shprehje për raste të tilla: Nuk bëra vër me gojë.

Në valixhe kisha makinën e shkrimit, dhe gazetari kujdeset pak më shumë për makinën e tij të shkrimit se nëna për fëmijën e vet, ose një pronar “Fordi” për makinën e tij, ose një futbollist për këmbën e djathtë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)