Edhe pse nuk thuhet në mënyrë të qartë, lexuesi i vëmendshëm lehtë mund ta konstatojë se libri i Huntingtonit është një lloj polemike me tezat e Fukuyamas.
Huntingtoni parasheh një botë jostabile, anarkike, me luftëra dhe konflikte, shkruan sot Sabri Kiçmari, në pjesën e dytë të serisë së recensionit mbi librin e Samuel P. Huntingtonit “Lufta e civilizimeve dhe ribërja e rendit botëror”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFukuyama parasheh një botë demokratike liberale, që e shmang luftën, si realizim të teorisë së fundit të historisë dhe paqes demokratike.
Pas rënies së komunizmit u forcua bindja te vendet perëndimore se ideologjia e demokracisë liberale ka triumfuar në rrafshin global. Me këtë është arritur “fundi i historisë.”
Ky lloj botëkuptimi transmetohej edhe si një lloj ftese për popujt joperëndimorë që të drejtoheshin te vlerat perëndimore të demokracisë liberale, tregut të lirë, të drejtave të njeriut, individualizmit, shtetit të së drejtës e të tjera.
Por, sipas Huntingtonit, shumë nga shoqëritë joperëndimore e perceptojnë këtë si një thirrje imperialiste: “Ajo që është unversalizëm për Perëndimin është imperializëm për të tjerët.” Në fakt, në botën politike dhe ekonomike bashkëkohore ka një trend të krijimit të një lloj civilizimi universal.
Ka disa vlera që kanë natyrë universale të pranueshme për të gjitha kulturat si: qëndrimi kundër vrasjes dhe dhunës, respektimi i familjes, morali shoqëror për të mirën dhe kundër së keqes. Në këtë kontekst filozofi amerikan Michael Walzer e bën dallimin në mes të “moralit të dendur” dhe “moralit të rrallë.” I pari vlen për raportet morale brenda civilizimeve të veçanta, kurse i dyti do të përfshinte rregullat e arta universale që vlejnë paralelisht për të gjitha civilizimet. Ai pledon për një etikë minimale gjithëbotërore. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)