Udhëpërshkrimet nga “Serbia e Vjetër” në Serbinë e fundshekullit të gjatë XIX përbëjnë një zhanër specifik letrar, si një mekanizëm për prodhimin e pretendimeve territoriale të nacionalizmit serb.
Në periudhën kur vendet e përshkruara ishin nën pushtetin osman dhe shiheshin si të paarritshme për shumicën e pjesëtarëve të popullatës serbe, e cila, megjithatë, i perceptonte ato si pjesë substanciale të territorit të vet nacional, këto udhëpërshkrime ishin një mënyrë unike që opinionit t’i paraqiteshin informacione të drejtpërdrejta që kishin të bënin me ato vise, shkruan Srgjan Atanasovski në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas një trajtimi të shkurtër historik të zhvillimit të zhanrit, analizoj mekanizmat letrarë me anë të të cilëve këto toka u shënjuan bindshëm si serbe.
Theksoj në mënyrë të veçantë rëndësinë e paraqitjes së të dhënave shkencore në ato udhëpërshkrime, siç janë ato që kanë të bëjnë me gjuhën, zakonet dhe të ngjashme. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)