Kulturë

Heqja e përkohshme e kalldrëmit të Prizrenit nën monitorim

Qendra Historike e Prizrenit tash e disa javë ka marrë pamjen e kantierit të ndërtimit, pasi në rrugët kryesore të kësaj zone po vijojnë punimet për rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit.

Këto aktivitete, pos që kanë shkaktuar pakënaqësi te përfaqësuesit e bizneseve, në të njëjtën kohë kanë ngritur dilema edhe rreth respektimit të kritereve të vendosura nga autoritetet e trashëgimisë kulturore, shkruan sot Koha Ditore.

Veçmas javëve të fundit në rrjetet sociale janë adresuar shqetësime rreth mënyrës së trajtimit të kalldrëmit gjatë implementimit të projektit.

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore ka konsideruar se ka hapësirë për përmirësim në këtë drejtim.

Investitor në projektin e ujësjellësit është kompania rajonale e ujësjellësit “Hidroregjioni jugor”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)