Doli nga shtypi “Lajmi në kohë lufte e krize”

Doli nga shtypi “Lajmi në kohë lufte e krize”

21 prill 2017 11:09

Libri “Lajmi në kohë lufte e krize”, me autor profesorin Safet Zejnullahu, doli këto ditë nga shtypi. Ky libër përmbledh fakte e fenomene nga një kohë e rëndë e funksionimit të medias në shqip, me theks të veçantë punën e Qendrës për Informim të Kosovës dhe medieve të tjera, nga vitet ’90 deri më 1999, përfshirë edhe disa zhvillime të medias në Kosovë pas kësaj periudhe.

Libri i ndarë në shtatë kapituj është rezultat i një hulumtimi të gjerë për funksionimin e medias në Kosovë në periudhën që përfshin. Në të përfshihen ngjarje e zhvillime të rëndësishme, që nga terri informativ i krijuar me mbylljen e dhunshme të medieve në gjuhën shqipe e deri te krijimi i mediave të reja që e sfiduan terrin dhe u bënë profesionale, të besueshme e të cituara nga mediat më të rëndësishme botërore.

Temat që trajtohen në libër janë: I. Lajmi dhe lufta; Një historik i shkurtër; Rrënimi dhe kthesa; Shkatërrimi me ligje e vendime; Mbyllja e medieve; Përpjekjet për mbijetesë; Gazetarët dhe gazetat objekt i dhunës; Vitet e’90-ta; II. Qendra për Informim e Kosovës; Rrjeti i bashkëpunëtorëve; Vrasja e Enver Malokut; Shqiptarët e fituan luftën mediale ndaj serbëve; QIK-u dhe gazeta e parë e mbrëmjes; “Pres Qendra” dhe publikimet; III. Mediat shqipe në kohë okupimi e lufte; Lajmi i fundit; Terminologjia e luftës; Pse pati efekt Reçaku e jo Obria; Gazetat e kohës së luftës; Gazetat “refugjate”; Radiot, agjencitë, mediat e huaja; Mediat e UÇK-së; IV. Të përbashkëtat dhe kundërshtitë; “Burimet zyrtare”; Joprofesionalizëm dhe tendenca; Porosi të rrezikshme; Akuzat ndërshqiptare në kohë lufte; V. Mediet e huaja dhe Kosova; Zbardhja e mistereve të “qëllimshme”; Gazetarët e huaj objekt i dhunës; Për lajmin rrezikohet jeta; Vrasja e lajmëtarëve të lirisë; VI. E pavërteta si qëllim; Kur masakra i mvishet tjetërkujt; Përhapësja e së “vërtetës serbe”; Lajmet e pabesueshme; Gazetat “armë” në duart e pushtetit; Pak profesionalizëm; Lufta speciale serbe; Mediat ruse në funksion të luftës serbe; VII. Mediat në Kosovë në vitet e pasluftës; Vrasja e gazetarëve – në luftë dhe pas luftës; Mediat në shërbim të politikës; Media dhe pushteti në sistemet totalitare; Media në sistemet demokratike; Demokracia e brishtë dhe mediat; Valutë(euro)censura; Futja/vetëfutja e medieve nën sqetull të qeverisë; Shpëlarja e trurit/akulturimi.

UBT botoi këtë libër profesional dedikuar studentëve të Fakultetit Media dhe Komunikim.

comments powered by Disqus
Të ngjashme