Varret ilire të Selcës, destinacion për turizmin historik

Varret ilire të Selcës, destinacion për turizmin historik

21 prill 2017 10:08

Tiranë, 21 prill - Pogradeci dhe zona afër tij, kanë qenë vendbanime të rëndësishme në lashtësi. Kjo trevë ka qenë e banuar nga fiset Ilire mbi 2000 vjet para lindjees së Krishtit .

Gjurmë të kësaj lashtësie gjenden afër Buqezës, ku ndodhen disa palafite prehistorike të ndërtuara mbi sipërfaqen e ujit, raporton ATSH.

Varret monumentale të Selcës së Sipërme dhe zbulimet e tjera arkeologjike flasin për një rajon tepër të zhvilluar në lashtësi. Këtu ka jetuar dhe është varrosur edhe mbreti ilir Klit.

Sipas burimeve të antikitetit, kjo zonë ka qenë e banuar nga fiset ilire të Enkelejve dhe Desareteve.

Në këtë rajon në fund te shekullit V p.k, u formua një shtet i fuqishëm ilir, me vendbanime dhe kështjella rrotull Liqenit të Ohrit si: Enkelana, Lyhnidos, Pelion, Sation, Baos etj.

Këto qendra kanë luajtur një rol të rëndësishëm në luftërat Iliro-Maqedonase dhe Iliro-Romake. Nëpër këtë zonë kalonte në antikitet edhe rruga e famshme Egnatia, e cila lidhte Romën me Kostandinopojën.

Sot, këto varreza të lashta janë objekt i ruajtur i kulturës sonë dhe vizitohen nga turistë të ndryshëm.

comments powered by Disqus
Të ngjashme