Kulturë

Pianistja e re si histori suksesi

Descriptive Text

Në prill të këtij viti, kur Lisa Sahatçiu u ngjit në skenë për herë të parë nën përcjelljen e Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës, ishte e qartë se ajo është një pianiste e re që premton shumë. Është vetëm 14-vjeçare. Por tashmë ka arritur një pjekje muzikore që tejkalon moshën e saj.

Ani pse ka shumë rrugë para vetes, është e përkushtuar që në çdo hap të kontribuojë në zhvillimin dhe rritjen e saj si pianiste në aspektin muzikor. Kur flet për muzikën, disiplinën, punën, inspirimet, ajo është shumë e qartë dhe e vendosur. Tingëllon si një person i pjekur që tashmë ka së paku 20 vjet eksperiencë, shkruan Koha Ditore.

Ëmbëlsia e saj dhe thjeshtësia në prezantimin e vetes shumë mirë komplementohen me interpretimin që bën. Lehtë Sahatçiu mund të shërbejë si një shembull inspirimi për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që nuk kanë gjetur rrugën se si t’i japin formë pasionit të tyre. Recetë për të janë puna, përkushtimi dhe më e rëndësishmja dashuria ndaj ëndrrës që ka zgjedhur ta ndjekë.

Kapërcimi nga baleti

Pianoja nuk ka qenë zgjedhje e Lisa Sahatçiut. Kishin qenë prindërit që e kishin kuptuar talentin e saj për muzikë. Në fillim ajo ishte marrë me balet. Kishte qenë muzika që përcillte baletin ajo që më shumë do t’i bënte përshtypje sesa vetë vallëzimi. Lisa Sahatçiu e re në moshë tashmë ka arritur t’i fitojë gati të gjitha garat pianistike që organizohen në vend. Është e qartë se lidhja e saj me instrumentin tashmë është bërë e fortë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)