Konkursi i katërt nxjerr pretendentin për drejtor të Teatrit të Gjilanit

Konkursi i katërt nxjerr pretendentin për drejtor të Teatrit të Gjilanit

21 prill 2017 10:01

Gjilan, 21 prill - Bashkim Nexhipi ka marrë më së shumti vota për t’u bërë drejtor i Teatrit të qytetit të Gjilanit. Ky është rezultati i konkursit të katërt për kreun e këtij institucioni teatror, një proces i cili ka nisur tash e gati një vit i përcjell me jo pak akuza për shkelje e ndërhyrje të politikës.

Sabedin Shahiqi, kryetar i Këshillit Drejtues të Teatrit të Gjilanit ka thënë se Nexhipi ka qenë më i votuari në mesin e katër kandidatëve në konkursin e katërt.

Kundërkandidatët e tij Erson Zymberi, Bekim Korça e Ekrem Sopi nuk kanë dashur të komentojnë në lidhje me përzgjedhjen e Këshillit Drejtues (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme