Kulturë

“Leningrad” si reflektim për luftën

Descriptive Text

Simfonia e “Leningrad” e Shostakovichit është një vepër që shpërthen, marshon, lëviz stuhishëm për gati 80 minuta. E shkruar në vitin 1941, derisa forcat e Hitlerit po e shkatërronin Leningradin në një rrethim që do të zgjaste 900 ditë dhe do të merrte së paku një milion jetë, vepra në praktikë thërret: “Kjo është një deklaratë e madhe!”

Dhe kësisoj bërtiti javën që shkoi në “Geffen Hall” në New York ku Jaap van Zweden e udhëhoqi Filarmoninë e New Yorkut në një performancë të veprës “Leningrad”, që ishte intensive dhe e fuqishme – nganjëherë edhe më tepër sesa kaq, përcjell Koha Ditore.

Shostakovich kishte nisur ta kompozojë simfoninë, që është e shtata e tij, para invazionit gjerman. Debati mbi atë nëse kishte për qëllim ta realizonte si një portretizim të qytetit historik nën rrethim apo më shumë si një vajtim kundër tiranisë, vazhdon edhe sot. A ka mesazhe të koduara, anti-stalisnite në vepër? Dhe a janë ironike ato zgjatjet e marsheve me tinguj ushtarakë?

Van Zweden duket se e nxjerr vlerën e vërtetë të veprës, në kuptimin më të mirë, ai e lë rrëfimin e veprës të flasë vetë për vete shumë qartë....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)