Kulturë

Ditët e albanologjisë rimbledhin studiuesit

Është mbajtur në datat 3, 4 dhe 5 dhjetor nga Akademia e Studimeve Albanologjike Edicioni i IX i Ditëve të Albanologjisë. Fjalën e hapjes së veprimtarive e mbajti Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike, Akademik prof. dr. Marenglen Verli, i cili ka qenë një vit i rëndësishëm kushtuar Skënderbeut. Ai ka përkuar edhe me një sërë ngjarjesh të tjera të rëndësishme si, 140-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 110-vjetori i Kongresit të Manastirit, 100-vjetori i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, etj.

Në 3 dhjetor zhvilloi punimet Konferenca shkencore “Skënderbeu dhe epoka e tij”, ku referuan Prof. dr. Aurel Plasari për “Të sotmen dhe të ardhmen e studimeve skënderbegiane”; Dr. Elvana Metalla, “Kruja në periudhën e mesjetës, rivlerësim mbi të dhënat arkeologjike”; Prof. dr. Skënder Muçaj – dr. Suela Xhyheri për “Kastriotët dhe fisnikët e tjerë shqiptarë në fushën e ndërtimeve mbrojtëse dhe kishtare në shek. XIII-XV; Prof. dr. Adem Bunguri për “Kontributi i arkeologjisë në identifikimin e fortifikimeve të periudhës së Skënderbeut në rajonin e Dibrës”; Dr. Eduart Caka me “Analizë e aspektit burimor në historiografinë skënderbegiane shqiptare (me përqendrim në dokumentacionin dhe literaturën osmane)”; Prof. dr. Ksenofon Krisafi me “Politika e jashtme dhe diplomacia e Skënderbeut”; Prof. dr. Gazmend Shpuza.

“Çështja e alfabetit në Kongresin e Dibrës”; Dr. Pranvera Bogdani me “Shteti i Balshajve një dejà vu i shtetit të Skënderbeut; Dr. Halil Shabani, “Zenebishtët dhe Delvina, aleatë të Skënderbeut nga “Arbëria e Poshtme”; Dr. Dorian Koçi me “Imazhi i figurës historike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në Pashallëqet shqiptare (1784-1831); Dr. Ermela Broci me “Një studim bibliografik mbi Skënderbeun: 1940-1990; Dr. Olsi Lelaj me “Heroi Kombëtar: Një perspektivë antropologjike”; Prof. dr. Afërdita Onuzi me “Veshjet shqiptare në shekujt XIV-XV (reflektim etnografik)”; Dr. Mikaela Minga me “Fan Noli, Skënderbeu dhe muzika”, Prof. dr. Miaser Dibra me “Refleksione mbi komunikimin emocional shprehës në trashëgiminë gojore për Skënderbeun”; Prof. asoc. Dr. Nebi Bardhoshi me “Etnografia për Skënderbeun: kozmologji antropologjike mbi figurën e heroit”.

Prof. dr. Valter Memisha, “Vështrime shkencore për figurën e Skënderbeut në faqet e revistës “Studime filologjike”, etj. Ditën e dytë, më 4 dhjetor zhvilloi punimet Konferenca “100 vjet gërmime arkeologjike në Shqipëri. Prezenca austro-hungareze në arkeologjinë shqiptare”. Kjo konferencë e cila erdhi si bashkëpunim mes Institutit të Arkeologjisë (pranë ASA), Ambasadës Austriake në Tiranë dhe Muzeut Historik Kombëtar, kujton kontributin e misioneve austro-hungareze në arkeologjinë shqiptare si dhe synon të japë një panoramë të përgjithshme të rrugëtimit të tyre shkencor.

Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit ekspozita me temë: “Një etnografi për kohën e Skënderbeut”.

Nëpërmjet kësaj ekspozite synohej të paraqitej kultura shqiptare në periudhën e Mesjetës. Objektet që u ekspozuan ishin: veshje, stoli, pajisje të mjedisit shtëpiak, armë të kohës së Skënderbeut, etj.

Ekspozita u organizua nga kuratore Prof. dr Afërdita Onuzi, Dr. Ermela Broci dhe dy specialistet e fondeve Vilma Nallbani dhe Migena Dukagjini.