Kulturë

Drama e Osman Takës në koreografinë e parë të Sinan Kajtazit

Descriptive Text

Jeta dhe sakrificat e panumërta të një balerini të shquar shqiptar, që kishte shërbyer gjatë fundit të shekullit nëntëmbëdhjetë në Perandorinë osmane janë treguar përmes lëvizjeve skenike të koreografisë së parë të realizuar nga Sinan Kajtazi, transmeton emisioni Express në KTV.

Lëvizjet e balerinëve në këtë shfaqje premierë e kanë paraqitur veprimtarinë e Osman Takës, i cili konsiderohet të ketë qenë funksionar i lartë në perandorinë që e shpërbleu me varje.

Koreografia e Kajtazit përmban skena masive, në të cilën paraqitet pasioni për vallëzim i Osman Takës.

E përfundimi i kësaj shfaqjeje dramatike, ka prodhuar një ngjarje festive pasi është shënuar përvjetori i datëlindjes së drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

“Otaka” është premiera e katërt e realizuar brenda këtij viti nga Trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës.