Kulturë

“Kurrizi” i shpresës dhe lirisë kolektive

Kur flitet për hapësirat që kanë mbajtur gjallë jetën urbane paralele të shqiptarëve në Prishtinë, gjatë viteve ’90, “Kurrizi” e ka barrën kryesore. Njësoj siç e mban në këmbë njeriun, “Kurrizi” i Dardanisë e ka mbajtur shpresën se një ditë do të bëhet më mirë.

Njësoj si te “Qafa”, katet përdhese të një kompleksi banesor e afarist, do të kthehej në një vend tejet të frekuentuar, kryesisht nga të rinjtë, në kërkim të organizimit të jetës kulturore e shoqërore.

Sot “Kurrizi” nuk ngjan pothuajse me asgjë nga ai i para tri dekadave. Jo pse aty u bë ndonjë investim për t’ia ndryshuar pamjen. Në fakt, mermeri që shtron dyshemenë është ende ai i moçmi, mbi të cilin kanë shkelur kushedi sa e sa njerëz, shkruan Koha Ditore.

Nga vendi ku dominonin kafenetë e galeritë, është kthyer tërësisht në një qendër afariste mallrash tekstili. Por kujtimet e një gjenerate janë ato që gërryejnë fort nëpër të gjithë gjatësinë e këtij kompleksi.

Kthim në atmosferën e viteve ’90

“London”, “Venusi”, më vonë “Blues”, “Piramida”, “Papiloni i Bekës”, “Bebe”, “Besniki”, “Bekimi i Sahatçisë”, “Gaz Domi”, “Hani i 2 Robertëve” e “Gebo” janë disa nga emrat e kafeneve që nuk i gjen më në “Kurriz”, por që lanë namin në dekadën e fundit të shekullit XX. Aty, pronar i një kafeneje ishte edhe Besnik Sahatçiu, babai i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)