Kulturë

“Java e filmit izraelit” midis dramës filmike dhe mesazheve politike

Descriptive Text

Jetët e katër grave të ndryshme ndryshojnë falë takimit të shkurtër me një burrë të quajtur Neta. Ndikimi në jetët e dy palëve është i ndërsjellë. Fatet e tyre kryqëzohen për një arsye: bëhen shpëtimtarë të njëri-tjetrit.

Nëpërmjet portretizimit të marrëdhënieve familjare, dramës që e përcjell atë, e më pas dashuria, humori dhe shpresa gërshetohen në filmin “Saving Neta”, i cili shpalos problemet e jetës moderne. Me këtë film të regjisorit të njohur izraelit, Nik Bergman, i cili është fitues i shumë çmimeve, të enjten mbrëma u hap edicionin e 11-të i “Javës së filmit izraelit” në Prishtinë. Hapja solemne në Kinemanë ABC u bë midis dramës së këtij filmi, mesazheve politike e prezantimit të artit të Izraelit, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shfrytëzoi këtë ngjarje që Izraeli ta njohë Kosovën.

“Jam kryeministër i Kosovës dhe me këtë vjen detyra që ta ftoj popullin izraelit ta njohë Kosovën si shtet. Qeveria e Izraelit, vendimmarrës, nuk po themi të na vendosin neve para të tjerëve, nuk jemi më të mirë se shtetet rreth nesh. Nuk jemi më të mirë se Serbia, e të tjerët, të gjithë kanë fatin e tyre, jetët e tyre dhe vend për miqësi, por as nuk jemi më të këqij se të tjerët. Edhe ne mund të jemi miq të mirë”, ka thënë Haradinaj, pasi që falënderoi popullin izraelit për mbështetjen e tyre gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë, por gjithashtu edhe për kontributin e shqiptarëve në strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)