Institucionet ende s’e gjejnë shkaktarin e dëmtimit të Urës së Gurit në Vushtrri

Institucionet ende s’e gjejnë shkaktarin e dëmtimit të Urës së Gurit në Vushtrri

21 shkurt 2017 11:29

Prishtinë, 21 shkurt - Institucionet ende nuk kanë arritur të dalin me një konstatim në lidhje me shkakun e dëmtimit të Urës së Gurit në Vushtrri.

Formimi i një komisioni profesional i fushës së restaurimit e konservimit është hapi i radhës që do të ndërmarrin institucionet e trashëgimisë kulturore, pas publikimit të raportit të Policisë së Kosovës, në të cilin shkruhet se sipas deklaratës së një dëshmitari “rrëzimi i një pjese të murit mbi Urën e Vjetër të Gurit në Vushtrri ka ndodhur vetvetiu”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një ekip prej tre anëtarëve i Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë dhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve të hënën ka vizituar monumentin - një pjesë e të cilit është gjendur e shembur gjatë fundjavës.

Këto dy institucione janë dakorduar që të kërkojnë formimin e një komisioni profesional të fushës së restaurimit e konservimit të gurëve që do të bënte vlerësimin e gjendjes, por edhe përgatitjen e një plani veprimi për hapat që duhen ndërmarrë. Rrëzimi i mbi 30 gurëve mbi Urën e Vjetër të Gurit në Vushtrri, sipas dëshmitarëve, ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës.

Në raportin e Policisë së Kosovës jepet një përshkrim sipërfaqësor në lidhje me rastin e dëmtimit të monumentit.

Kjo urë sot nuk shërben për funksionin e saj primar, por i shërben një biznesi privat, që ka hapur një restorant me emrin e urës, e monumentin e ka rrethuar brenda kësaj hapësire... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme