Kulturë

Biblioteka me arritje e sfida në 74-vjetorin e themelimit

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” në 74-vjetorin e themelimit të saj numëron goxha të arritura. Por edhe sfidat i ka të shumta. Në përvjetorin e saj është thënë se ky institucion është më i rëndësishmi sa i përket ruajtjes së kujtesës së shkruar ndër vite, shkruan sot Koha Ditore.

Të premten, kur është mbajtur edhe ceremonia e shënimit të 74 vjetëve të punës, është bërë thirrje që materialet e shkruara të dorëzohen në BKK në mënyrë që institucioni të jetë sa më i pasur sa i përket ruajtjes së kujtesës së shkruar të vendit. E një pjesë e kujtesës është shpalosur edhe nëpërmjet ekspozitës “Kujtesa e Kosovës: Demonstratat shqiptare ‘68”, ku nëpërmjet fotografive e dokumenteve është shënuar 50-vjetori i demonstratave.

Drejtori i BKK-së, Fazli Gajraku, ka thënë se kur festohet 18-vjetori i lirisë së Kosovës dhe 74-vjetori i themelimit të BKK-së, institucioni e ka për detyrë që të përshpejtojë strategjinë për grumbullimin dhe ruajtjen e materialeve që shtypen në Kosovë e jashtë saj, por edhe për të siguruar se po hyjnë në një proces të digjitalizimit duke rritur shërbimin në qasjen online të ofrimit të materialeve. Gajraku nuk ka harruar të përmendë problemet. / Shaban Maxharraj

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)