Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Shota” nxjerr thesarin e veshjeve popullore

Veshje të zonave të ndryshme të Kosovës përbëjnë ekspozitën e përhershme në objektin ku zhvillon veprimtarinë ansambli i këngëve dhe i valleve “Shota”.

Kostumet e zonave si Drenica, Hasi, Rugova, Opoja, Karadaku e Podguri janë edhe ato me të cilat paraqiten para publikut valltarët dhe këngëtarët e ansamblit që numëron më shumë se gjysmë shekulli veprimtari, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Pjesa më e madhe e nxjerrë nga fondusi i këtij institucioni e disa edhe të dhuruara nga familjet që i mbajnë si trashëgimi, ato janë vendosur në katin e parë të objektit të “Shotës”.

Pikërisht në Ditën ndërkombëtare për monumente dhe lokalitete, Ansambli ka inauguruar ekspozitën me këto eksponate, ku veshjet e grave dhe të burrave shpalosin traditën shqiptare. Dimitë, shokat, tirqit, jelekët e grave dhe të burrave, shamitë e këmishët e bardha përbejnë veshjet që si stil datojnë qysh nga shekulli XVI. Për secilën prej tyre jepen të dhëna veç e veç se çfarë e karakterizon atë dhe si është punuar. Në ekspozitë u është bërë vend edhe trofeve që ka marrë “Shota” në festivale të ndryshme.

Kësisoj ambientet e ansamblit pos që shfrytëzohen për të ushtruar profesionin, anëtarët do të shërbejnë edhe si një lloj muzeu për mysafirët në këtë institucion.

Organizatorët e ekspozitës kanë thënë se “Shota” është një muze në lëvizje, ku nëpërmjet koncerteve në vende të ndryshme të botës, pos valleve e këngëve prezanton edhe veshjet popullore. Të renditura njëra pas tjetrës, veshjet bëjnë që vizitorët brenda një hapësire të vogël të shëtisin nëpër traditën e zonave, të kthehen prapa në kohë e ta njohin vlerën e dëshmive etnografike.

Kuratorja e ekspozitës, Erodita Qorkadiu-Haxhiu, ka thënë se në bazë të valleve që ka parë është munduar që të kombinojë veshjet më të veçanta për një ekspozitë të përhershme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.