Kulturë

Hapet Panairi i Librit në Tiranë, KOHA me 70 tituj

Është hapur edicioni i 21-të i Panairit të Librit në Tiranë.

Botimet KOHA merr pjesë në panair me rreth 70 tituj, nga të cilët 25 tituj të botuar në periudhën mes dy panaireve.

“Sigurisht që në Panair do të kemi çmime të volitshme. Tashmë nga viti në vit interesimi për botimet tona shtohet. Sikurse në Prishtinë, ashtu edhe në Tiranë, veprat e autorit Veton Surroi janë më të kërkuarat nga ne”, ka thënë menaxheri i shitjes në Botimet KOHA, Fidan Imeri.

Mbi 20 shtëpi botuese nga Kosova do të vënë në dispozicion të lexuesve rreth 500 tituj.

Sikurse në edicionet paraprake, Panairi mbahet në Sallën e Kongreseve, në qendër të qytetit.