Një milion euro për teleferikun deri në Kalanë e Prizrenit Foto: Koha

Një milion euro për teleferikun deri në Kalanë e Prizrenit

21 shkurt 2017 08:52

Autoritetet e pushtetit lokal të Prizrenit, të hënën kanë njoftuar se kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit me Ministrinë e Infrastrukturës për financimin e projektit për ndërtimin e teleferikut për qasje në Kalanë e qytetit të vjetër. Vlera e mjeteve të ndara nga MI-ja për këtë projekt është një milion euro.

“Sot nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancimin e projektit të teleferikut në Prizren...”, ka thënë kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, shkruan sot “Koha Ditore”.

“MI-ja do të financojë projektin e teleferikut me 1 milion euro, derisa pjesën tjetër të kostos do ta mbulojë Komuna e Prizrenit, varësisht nga kostoja që del nga kompania që e fiton tenderin”, ka thënë Gashi, duke shtuar se gjatë ditës pritet që të hapen ofertat për projektet.

Muaj më parë Komisioni komunal për përzgjedhjen e projektit për qasje në Kalanë e Prizrenit lidhur me këtë çështje kishte mbajtur një takim publik me akterë të ndryshëm, ku qenë shfaqur mendime të shumta e shumë pak kundërshtime për parimin e sigurimit të qasjes fizike në këtë monument të vlefshëm arkeologjik... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme