Kulturë

Ceremoni në New York për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit

Në Hartsdale të New Yorkut u zhvillua ceremonia për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, një figurë shumë dimensionale, i cili ka qenë pjesëmarrës aktiv në disa periudha me rëndësi kritike të kombit shqiptar.

Mid’hat Frashëri, i njohur me emrin e penës Lumo Skëndo, u nda nga jeta papritur më 3 tetor 1949 në New York, ku kishte ardhur nga Evropa për të organizuar Komitetin Shqipëria e Lirë në Amerikë dhe trupi i tij deri tani prehej në varrezën Ferncliff të qarkut Weschester.

Verimtaria e përcjelljes së eshtrave po mbahet në Qendrën Nënë Tereza pranë Kishës Zoja e Shkodrës. Për të marrë pjesë kanë ardhur shumë personalitete shqiptaro-amerikane si dhe një delegacion nga Shqipëria, me përfaqësues nga qeveria dhe nga Instituti i Studimeve Historike në Tiranë, Lumo Skëndo, raporton Zëri i Amerikës.

Shkrimin e plotë e gjeni në Zërin e Amerikës.