Kulturë

Fjalët janë të pushtetshme

Vjosa Hamiti u lind në Prishtinë. Shkollën fillore e kreu në Frankfurt am Main të Gjermanisë, në Prishtinë dhe në Zürich të Zvicrës. Studimet themelore i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Dega e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane.

Studimet e magjistraturës i vazhdoi po në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Filologjisë, Dega Gjuhësi, kurse ato të doktoratës në Universitetin e Vjenës, Austri, në Institutin e Gjermanistikës. Studimet postdoktorale (PostDoc) i vazhdoi po në këtë Universitet, në Institutin e Gjermanistikës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Fusha e specializimit të saj është në Pragmatikë, Pragmaliguistikë, Politolinguistikë dhe Analizë e Diskursit. Ka punuar edhe gazetare në Qendrën për Informim të Kosovës dhe për radion publike gjermane, ARD. Ka punime të shumta nga fusha e gjuhësisë, të botuara në vend dhe jashtë.

Hamiti është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Familja është institucioni kryesor në jetën time. Filozofi dhe psikologu Jean Piaget familjen e konsideron, me të drejtë, si shkollën më të rëndësishme të jetës.

Koncepti për familjen në ditët e sotme dallon nga jotradicionalja, ajo sot më të drejtë konsiderohet si bazë (fondament) i shoqërisë.

(Artikullin e plotë lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)