Ai ka kohë që po paraqitet si solist me orkestra dhe ansamble të ndryshme kamertale. Ka afër dy vjet që jeton në Gjermani, ku po e zhvillon karrierën si instrumentist, por edhe si pedagog i muzikës.
Klarinetisti Taulant Haxhikadrija, ka rrëfyer për “Express Arte”, momente të veçanta nga jeta kur vendosi të merrte rrugë nga Kosova për t’u integruar në muzikën klasike që zhvillohet në shtetin gjerman. Haxhikadrija tashmë është i angazhuar në disa projekte muzikore atje.
Klarinetisti tha se është i pasionuar pas muzikës kamertale, ndërsa tregoi se si u bë pjesë e ansamblit “Krieisel Trio”, me të cilën performoi në natën mbyllëse të edicionit të dymbëdhjetë të DAM Festival.
Përpos që punon si pedagog i muzikës, ai ka filluar t’i drejtojë në cilësinë e dirigjentit dy orkestra gjermane.
Së fundi, Talulant Haxhikadrija, mbajti një punëtori për klarinetë, violonçel dhe harmonikë me nxënësit e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, në kuadër të festivalit ndërkombëtar të muzikës klasike dhe eksperimentale “DAM”.