Kulturë

Hapet edicioni i pestë i “TEDx” me temën “I’mPossible”

Sot në Kino Armata në Prishtinë, u shënua edicioni i pestë vjetor i organizuar nga TEDxRITK.

Tema e këtij edicioni ishte “I’mPossible”. Qëllimi i kësaj ngjarje, raporton Koha.net, ishte për të bashkuar sa më shumë mendje të ndritshme ku edhe u realizuan biseda me një gamë të gjerë temash që nxisin mësim e frymëzim.

Të pranishëm ishin pesë folës. Ata trajtuan tema të ndryshme në bazë të përvojave të tyre personale, të cilat dikur për ta, ishin të pamundura.

Fillimisht ngjarja nisi me dy video në gjuhën angleze, ku u tregua se si bëhen prezantimet e njerëzve nëpër botë.

Më pas, foli tenori shqiptar me famë ndërkombëtare, Ramë Lahaj. Ai kryesisht diskutoi për arritjet e tij, sa herë është mposhtur nga të tjerët, e si ia doli t’u bëjë ballë të gjithave e të korrë suksese ndërkombëtarisht.

Më pas folën edhe Leonodra Shabani-Bajraktari, Nazmi Hasanramaj, Fahrije Hoti e Hetem Ramadani, e secili nga ta, ndau një copëz nga jeta e tyre.

{gallery}