Kulturë

Oferta për lexuesit e Ferizajt pasurohet me 4.600 libra

Ferizaj, 14 prill - Biblioteka e qytetit të Ferizajt “Sadik Tafarshiku”, në kuadër të “Javës së Bibliotekës në Kosovë” ka përfituar nga komuna gjithsej 4.598 libra me 2.297 tituj.

Në prezantimin e këtij fondi librar kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se biblioteka e qytetit tashmë ka një numër solid titujsh dhe libra, por edhe numri i lexuesve gjithnjë është në rritje e sipër. Sipas tij, ky lajm i mirë vjen në kohën kur gjithandej dëgjohen pohime se me përhapjen marramendëse të teknologjisë së informacionit, libri po lexohet gjithnjë e më pak. Madje, sipas Svarqës, ka edhe nga ata që parashikojnë vdekjen e librit si medium, por, njerëz me besueshmëri në shkallë botërore, pohojnë se libri nuk do të mundë të zëvendësohet asnjëherë me mjete të tjera, sepse, një kohë ishte menduar që piktura do të vdiste si art, me shpikjen e fotografisë, por kjo nuk ka ndodhur.

Me këtë rast drejtoresha e kësaj biblioteke, Teuta Demiri, është shprehur mirënjohëse ndaj Komunës së Ferizajt, që ka bërë furnizimin me tituj të rinj të librave (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.