Express Arte sot në KTV

Express Arte sot në KTV

20 shkurt 2017 15:06

Express Arte në KTV sjellë sonte një laramani materialesh nga arti dhe kultura vendore dhe ajo ndërkombëtare.

Ekipi i filmit “Home” u kthye triumfues në Prishtinë, pas shpërblimit në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve “Bafta Awards”. Në mbrëmjen e së shtunës, në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” ateroi ekipi i filmit “Home” i cili u shpall filmi më i mirë i shkurtër në edicionin e sivjetmë të ceremonisë më të rëndësishme kinematografike në Britani të Madhe.

Artisti i famshëm shqiptar, Adem Mikullovci, vjen sonte në një intervistë për emisionin “Express”, ku përpos që e ka diskutuar nivelin e teatrit, shfaqjeve dhe aktorëve, ai ka shpalosur disa detaje të krijimtarisë së tij dhe të skenarit, të cilin është duke e shkruar e që shumë shpejt pritet të vihet në skenë. Se çfarë është duke e preokupuar atë dhe si duhet zhvilluar krijimtarinë artistike, rrëfen sonte Mikullovci.

Në anën tjetër artisti i njohur, Mehmet Behluli, ka hapur ekspozitë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Ky ishte një prezantim krejt ndryshe në këtë ambient nga ato që kemi parë kohëve të fundit, duke sjell një atmosferë shtëpie.

Ndërkaq, regjisorja Ildiko Enyedi e fitoi çmimin kryesor në edicionin e sivjetmë të festivalit të filmit në Berlin, me tregimin e mbushur me ëndrra dhe dashuri, “On Body and Soul”. Regjisori finlandez, Aki Kaurismaki, u shpall “Regjisori më i mirë,” ndërsa aktorët Kim Minhee dhe Georg Friedrich i fituan çmimet “Aktorja, përkatësisht aktori më i mirë”. Çfarë e karakterizoi këtë ceremoni shpërblimesh, e kuptoni sonte në Express.

Këto dhe materiale të tjera, mund t’i ndiqni në ora 18:00 në KTV.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme