Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Java e Bibliotekës në Kosovë” si thirrje për të drejtat e autorit

Aktiviteti i cili për të pesëmbëdhjetën herë me radhë e kthen vëmendjen nga bibliotekat, sivjet e ka vënë theksin mbi rolin e këtyre institucioneve në mbrojtjen e së drejtës së pronësisë intelektuale dhe asaj autoriale.

“E drejta e autorit dhe biblioteka” është tema bosht e “Javës së Bibliotekës në Kosovë” që u hap të martën. Në ceremoninë që mblodhi përfaqësues institucionesh u nda për të parën herë çmimi “Pjetër Bogdani” me të cilin u nderua Ambasada e ShBA-së në Kosovë dhe mirënjohje për kontribuuesit në zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mes tyre edhe për Grupin KOHA, që së fundmi dhuroi 13 mijë ekzemplarë për institucionin më të lartë bibliotekar në vend. Në ditën e parë të “Javës...” që zgjat deri më 15 të këtij muaji, u hap edhe ekspozita “Musine Kokalari, vetëdija e shkrimit dhe e qëndresës” organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë.

Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ka thënë se qëllimi i këtij aktiviteti, tashmë tradicional, nuk është të mbledhë vetëm komunitetin bibliotekar publik, por edhe një rrjet të gjerë njerëzish akademikë, politikanë e krijues politikash. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.