Një libër i mirë do të mundë të shkruhej mbi bastardimin që u është bërë romaneve të mëdha dhe “Les Misérables” e Victor Hugos do të ishte një shembull i mirë.
Rrallëherë ka ndodhur që një vepër letrare të kritikohet kaq shumë në duart e një sërë botuesish, përkthyesish, filmbërësish e biznesmenësh muzikorë, dëshmon David Bellos në “The Novel of the Century” (Romani i shekullit), që është historia e re intriguese për kryeveprën 1 mijë e 500 faqesh të Hugos, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Les Misérables” ishte botuar në Francë më 1862. Një version në gjuhën angleze ishte shfaqur në “New York Times” po atë vit, falë përkthimit të mirë të Charles Wilbour, të cilin e kishte bërë për vetëm gjashtë muaj.
Por qysh atëherë ishin shfaqur sinjale që romani do të bënte një jetë të veten: një version pirat i përkthimit të Wilbour ishte lansuar shpejt në Richmond, ku ligjet për të drejtat autoriale nuk aplikoheshin. Të gjitha referencat e Hugos për djajtë e skllavërisë kishin dalë jashtë.
Romani i falsifikuar i Hugos ishte bërë një hit empatik në Jug saqë ushtarët e mposhtur të Robert E. Lee do ta quanin veten “Les Misérables” (Të mjerët). Ka pasur edhe një tjetër shtrembërim të romanit në përkthimin e parë në Britani, nga Sir Charles Lascelles Wraxall, po ashtu i botuar më 1862....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.