Me një të sharë e shfryn mllefin kur sheh një qen të ngordhur brenda mullirit. Trupi i dekompozuar tregon se ka kohë që ka ngordhur. Mbase ka kërkuar strehë nga dimri i fortë i këtij viti, e s’ka mundur të dalë më prej aty.
Është mulliri që njihet si i familjes së gjerë Bislimovite, i kësaj pjese të Gashëve të Mramorit. Sot janë rreth 30 familje të kësaj mëhalle, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mulliri është i përbashkët, e i kërkujt në veçanti. Ai nuk ndahet. Po kërkujt nuk po i duhet e s’e kemi çel moti”, thotë 59-vjeçari Ismail Gashi, në një ditë paksa të freskët të fillimprillit, sa për të justifikuar “prezencën” e qenit të ngordhur brenda këtij objekti me nam.
E namin e tij e tregojnë edhe rrëfimet e njerëzve që kanë kaluar andej në historinë e tij prej më shumë se një shekulli.
Lavdinë e ka edhe kur u shërbeu rreth 15 mijë refugjatëve, që në luftën e fundit në Kosovë kishin mbipopulluar fshatin jo fort të largët të malësisë së Prishtinës....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.